ShowBiz

Kjo është shtëpia super-luksoze e Adelina Tahirit, këngëtarja i publikon të gjitha

Adelina Tahiri prezanton shtëpinë super luksoze.



Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka treguar se ditët e izolimit nga koronavirusi, është duke i kaluar në shtëpi së bashku me bashkëshortin, djalin, villain dhe motrën.

Një ditë më parë, këngëtarja vendosi që të bënte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët treguan se ishin të interesuar që ajo t’u tregonte pamje nga shtëpia e saj luksoze.

Me këtë rast Adelina ka treguar disa kënde të shtëpisë që nuk i kishte shfaqur më parë, që nga dhoma e ndjenjes, dhoma e djalit, kuzhina, garderoba gjigante me veshje firmë, këpucë e shumëllojshmëri parfumesh deri tek tualeti.

Në shtëpinë e këngëtares mbizotëron ngjyra e bardhë dhe ari. Madje Adelina tregoi se shtëpinë e ka dizenjuar të gjithën vetë.