ShowBiz

Kjo është gjendja shëndetësore e Bora Zemanit

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka disa ditë që nuk ka qenë prezente në emision.

Përmes një video, ajo shuajti kureshtjen e ndjekësve të cilët u merakosën për shëndetin e saj, shkruan Indeksonline.

Ajo tregoi që është infektuar sërish me koronavirus, dhe që tani po qëndron e izoluar duke marrë mjekimin që i duhet.

“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, thotë moderatorja.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje