Kida dhe Dafina publikojnë “Luje belin”, klipi s’i lë vend imagjinatës
Ende pa filluar mirë sezoni veror, janë paralajmëruar shumë bashkëpunime.
Një nga shumë ato bashkëpunime tashmë është publikuar, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për Kidën dhe Dafinën dhe këngën e tyre “Luje belin”.
Dy artistet e njohura kishin ditë prej kur e kanë paralajmëruar këtë projekt, dhe pas mesnatës është publikuar.
Të dy këngëtarët paraqiten në skenë tepër të guximshme dhe flirtuese.
Kënga nuk është ritmike por është një pop i lehtë, e që flet për fuqinë e femrës për të qenë e pavarur.
Kjo nuk është hera e parë që Dafina realizon këso këngësh të guximshme, ku ka skena që nuk i lënë vend imagjinatës./Lajmi.net/