ShowBiz

Këto histori tregojnë pse njerëzit e duan kaq shumë Keanu Reeves

Keanu Reeves

Ka respekt për gratë

Ndjekësit kanë vënë re vazhdimisht që Keanu përpiqet që të mos i prekë koleget/mikeshat/fanset teksa pozon me to. Ai thjesht i vendos duart pas shpinës së tyre, pa i prekur. Një detaj i tillë vlerësohet tepër nga fansat të cilët theksojnë se është e mrekullueshme që i kushton rëndësi këtij detaji.

Merr pjesë në shumë evente bamirësie, por nuk flet kurrë për to.

Keanu ka dhuruar shuma të mëdha parash për spitalet e fëmijëve që vuajnë nga kanceri, për vite me radhë. Por ai është shumë modest për të folur për veprimet e tij. Përveç kësaj, aktori mbështet shoqata bamirësie që kanë në qendër të fushëveprimit përmirësimin e jetës së fëmijëve në nevojë.

Është shumë bujar.

“Një mik i familjes sime krijon skenat e filmave, nuk është dizajner, thjesht një nga punëtorët e thjeshtë që punon. Sidoqoftë, ai mori pjesë në krijimin e një skene për The Matrix dhe Keanu dëgjoi rastësisht që ai po fliste për disa probleme familjare ekonomike. I dha një bonus prej 20,000 dollarë dhe ishte i vetmi nga grupi që pyeste për emrat e njerëzve, në mënyrë që t’u drejtohej në emër kur t’i përshëndeste.” – shkruan @kahi, një përdorus i Reddit.

Tregohet gjithnjë i sjellshëm me gratë.

Keanu respekton jo vetëm gratë me të cilat bën foto, por edhe njerëz të panjohur. Në një video, ai shihet në metro teksa i liron vendin një gruaje që mbante një çantë të rëndë.

Ruan gjithnjë qetësinë edhe në situata kritike.

Në dhjetor të 2019-s, Keanu po udhëtonte me avion, por papritur u desh të bëhej një ulje emergjence për shkak të një problemi teknik. Teksa ndodhte e gjitha kjo, Keanu fliste me stafin dhe përpiqej t’u vinte në ndihmë pasagjerëve të tjerë.

I vlerëson shumë fansat

Gjatë xhirimeve të “Bill & Ted”, Keanu pa një pankartë të bërë nga një fans, doli nga makina, u ul në gjunjë dhe la një autograf.

Jo vetëm i vlerëson, por kalon kohë me ta.

“Isha me pushime me familjen në Paris dhe nëna ime pa Keanu Reeves në një rimorkio aty pranë. Shkoi trokiti te dera, por i doli një burrë që i tha se z.Reeves kishte pasur një ditë të gjatë në xhirime dhe ishte shumë i lodhur. Pastaj doli Keanu dhe tha: ‘Jo, jo është ok; është gjithmonë bukur të shohësh fytyra miqësore’. Ishte shumë i sjellshëm, madje bëri edhe një foto me ne.” – shkruan @JustinLennox në Reddit.

Sillet mirë me stafin.

“Në fund të viteve ’90, punoja si asistent-dizajner në setin e Chain Reaction. Çdo ditë, Keanu u jepte punonjësve të skenës mëngjes dhe drekë falas. Kam punuar me 30 grupe të ndryshme dhe s’kam takuar kurrë një aktor aq bujar dhe miqësor.” – shkruan @Bo2dd2 në Reddit.

Burimi: Bright Side


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19