ShowBiz

Kështu nuk e keni parë asnjëherë Arian Çanin, si kush po ju duket?

Arian Çani i befason të gjithë, shfaqet më ndryshe në emision.

Moderatori i emisionit, “Zonë e Lirë”, Arian Çani u shfaq më ndryshe se zakonisht në emisionin e s premtes.

Ndryshe nga pamja e tij e zakonshme me të zeza dhe flokët e prera shkurt, këtë radhë Çani kishte vendosur që ndryshe nga herët e tjera, të shfaqte mjekrën e thinjur.

Kjo ishte bërë jo rastësisht, pasi që në nisje të programit ai e bëri të ditur arsyen se pse vendosi të paraqitje i tillë në emision.

“Po po, mos u kruaj me gjermanin sepse mund të të ndodhë si mua, 11 orë pa ujë pa drita. Mund të mbetesh edhe pa rruar, siç mbeta unë. Kërkoj ndjesë të gjithëve ju që nuk e keni qejf mjekrën, por kështu është kur mbetesh 11 orë pa ujë pa drita”, ka thënë Arian Çani.

I njëjti është mjaft i përfolur në media për zhurmën që krijon me protagonistët në emisionin e tij shumë të ndjekur.