ShowBiz

Kanye West po konsiderohet si i “rrëshqitur” pasi vetëshpallet “i biri i Zotit”

I vetë-shpallur si “artisti më i madh i të gjitha kohërave” reperi amerikan Kanye West ka bërë disa deklarata që mediat amerikane po i konsiderojnë si të “rrëshqitura”.

Pas lansimit të albumit të tij të shumëpritur, “Jesus Is King”, si dhe filmin e tij plotësues me të njëjtin emër, Kanye doli me deklarata se ai është “i biri i Zotit”.

“Tani që jam në shërbim të Krishtit, detyra ime është përhapja e ungjillit, për t’i njoftuar njerëzit se çfarë ka bërë Jezusi për mua,” deklaroi West.

“Unë nuk jam më skllav, tani jam bir, bir i Zotit. Jam i lirë,” shtoi reperi që kishte trazuar llogarite e shtëpive incizuese duke krijuar muzikë jashtë normave të tyre komerciale. /tesheshi.com/