ShowBiz

Kampioni i boksit ‘ia gjuan’ publikisht Encës në shqip, kjo është përgjigjja e këngëtares

Është shkruajtur gjatë këto ditët e fundit për klipin më të ri të Encës të titulluar ‘Jelous’.

Projektin muzikor ajo e shoqëroi edhe me një videoklip të nxehtë, i cili është komentuar shumë.

Enca kishte zgjedhur disa vajza me të pasme bombastike, të cilat nuk ngurronin t’i ekspozonin të veshura me bikini.

Të shumtë ishin personazhet e huaj VIP që e kanë përgëzuar këngëtaren për talentin e saj, ndërsa së fundmi vëmendjen e ka tërhequr ylli i famshëm i boksit, Agit Kabayel.

Në një video të këngës së re të publikuar nga Enca në profilin e saj në Instagram, boksieri i ka komentuar në shqip këngëtares, duke i bërë të gjithë kuriozë për marrëdhënien mes tyre.

‘Shqiptar”- shkruan Kabayel, ndërsa Enca ia ka kthyer:

“Heyy Kurdiii”, duke u nisur nga origjina e tij kurdistane.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të vërshojnë në komente ku aludojnë së boksieri po e gjuan publikisht këngëtaren shqiptare.

Agit Kabayel është një ndër boksierët më të famshëm në Europë, i cili nga 19 ndeshje, numëron plot 19 fitore.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?