ShowBiz

Kadri Veseli, politikani i preferuar i Mozzikut

Mozzik krahas angazhimeve me projekte dhe albumin e ri që pritet ta lansoj gjatë muajit korrik, së fundi ka gjetur kohë për të iu përgjigjur pyetjeve të adhuruesve.

Në pyetjet e shumta për jetën profesionale dhe private, Mozzik ndër tjera është pyetur edhe për politikë, saktësisht për politikanin e tij të preferuar.

Reperi nga Ferizaj është përgjigjur se politikani i tij i preferuar është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kjo nuk është hera e parë që Mozzik tregon mbështetjen për Veselin, madje disa herë edhe është takuar me të duke publikuar edhe fotografi të përbashkëta.

Ndryshe, Mozzik është drejt finalizimit të albumit të ri i cili pritet të ketë edhe disa bashkëpunimi./Indeksonline/