ShowBiz

“Jeta me ty është më e bukur”, I dashuri i thur vargje dashurie Gentës

Partneri i Gentës bëhet romantik me postimin e fundit.

Genta Ismajli duket në kulmin e lumturisë që nga lidhja me biznesmenin turk, Huseyin Usta, shkruan lajmi.net.

Dyshja nuk ndahen në asnjë moment, ndërsa nuk janë të pakta rastet kur i bëjnë dedikime dashurie njëri-tjetrit.

Së fundi, Usta publikoi foto dhe video të Gentës gjatë pushimeve në Zvicër, derisa po gjendej në jaht dhe ai e filmonte.

Pranë pozave joshëse, ai i shkroi fjalët më të ëmbla këngëtares, duke treguar edhe një herë dashurinë që ka për të.

“Jeta me ty është më e bukur dhe më e ëmbël. Të dua dashuria ime”, ka shkruar partneri i Gentës. /Lajmi.net/