ShowBiz

Jepet premiera e serialit “Tre Vllaznit” në ATV, situata dramatike në episodin e parë

Sonte filloi transmetimi i episodit të parë i serialit “Tre Vllaznit” në ATV, i cili ka bërë bashkë emrat më të njohur të filmit dhe televizionit në Kosovë, transmeton Korrespodenti.

E njohur ndryshe edhe si “komedi situatash”, forma e artit të argëtimit “sitcom” përfshin një kast të vazhdueshëm personazhesh në një sërë episodesh.

Yjet e serialit janë tre gjeneratat e familjes Bytyqi, të gjithë duke banuar së bashku në një banesë në Prishtinë. Më i moshuari në familje është Bajram Bytyqi, rolin e të cilit e luan aktori Ilir Tafa, vëllai i dytë të cilin e luan Valmir Krasniqi dhe i treti Blini nga Lum Veseli.

Nën regji të Shkumbin Istrefit dhe producentit të njohur nga Bosnja Zijad Mehic, në këtë serial luajnë edhe emra të tjerë të njohur të botës së aktrimit si: Sabri Fejzullahu, Teuta Krasniqi, Fatos Kryeziu, Shengyl Ismaili, Veton Osmani, Arbnesha Gravoci Nixham, e shumë emra të tjerë, të cilët do të shfaqën në episodet e ardshme. /Korrespodenti