ShowBiz

“Je femra më e bukur”, moderatorja e njohur “ndez” rrjetin me pozat joshëse nga jahti

Prej disa kohësh ajo është kthyer në një nga femrat shqiptare më të komentuara në rrjetet sociale.

Është fjala për Alesia Bamin, e cila shpeshherë vendoset në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave që bën, apo edhe për pozat super “hot” në “Instagram”.

Një ditë më parë, moderatorja bukuroshe ka postuar në profilin e saj disa fotografi ku shfaqet tepër joshëse.

E veshur me bikini që i tregojnë linjat perfekte truore, Alesia ka arritur të tërheqë sërish vëmendjen teksa shëtiste me jaht.

E si gjithmonë nuk kanë munguar as komentet e shumta të fansave, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen dhe format perfekte trupore.

“Je femra më e bukur në trojet shqiptare. Stil unik ke”, ka shkruar një ndjekës.