ShowBiz

Jasmina e Për’puthen, provokon keq, tregon më shumë se që duhet

Ish-konkurrentët e “Për’puthen” duket se kanë gjetur një mënyrë që të qëndrojnë në qendër të vëmendjes dhe të mos harrohen nga publiku, tani që ka nisur sezoni i ri i reality show-t.

Disa prej tyre janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku bëjnë mini-intervista, pyetësorë dhe postojnë foto e video të ndryshme.

Një ndër to është edhe Jasmina Kadriu, e cila bën shumë postime në “Instastory”, por në murin e “Instagram”-it postimet i ka më të rralla.

Por mbrëmjen e djeshme, ajo i ka tërbuar “ndjekësit” me një foto të ndarë me ta. Jasmina shfaqet me një fustan super të shkurtër dhe një dekolte shumë të hapur, ngjyrë portokalli.

Në foton në fjalë, ajo shihet e ulur në një divan dhe ka vendosur që të dalë sa më serioze”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?