ShowBiz

Jahtet luksoze, shoqërueset në klube dhe lidhjet e dashurisë, VIP-at shqiptarë të fiksuar pas Dubait

Qyteti i Dubait është bërë vend i preferuar i VIP-ave shqiptar. Janë modelet e njohura shqiptare ato që marrin më shumë vëmendje për vizitat e shpeshta në në këtë vend.

Arta Nitaj, Arta Elezaj, Kejvina Kthella dhe Stina, janë katër vajzat që bënë bujë në rrjetet sociale për qëndrimin e tyre në Dubai për Vitin e Ri.

Modelet bukuroshe dhe tërheqëse shumicën e kohës shfaqen nga atje, në vende të ndryshme dhe me poza e veshje provokuese. Për stilin e jetës ato komentohen jashtëzakonisht shumë, shkruan Insajderi.

Madje për modelen Arta Nitaj thuhet se punon në Dubai dhe kjo është një nga arsyet e vizitave të saja të shpeshta. Në media është raportuar se Arta është shoqëruese e mysafirëve nëpër klubet luksoze të qytetit të të pasurëve.

Arta Elezaj shpeshherë është përfolur në media për jetën e saj luksoze, udhëtimet nëpër vende të ndryshme dhe garderobën e shtrenjtë me të cilën vishet. Ajo jo rrallë herë udhëton drejt Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, si një nga destinacionet më të preferuara të pushimeve për të.

Kësaj liste të modeleve shqiptare dhe dashurisë që kanë për Dubain i hyn edhe Kejvina Kthella e cila së fundi na prezantoi me të dashurin.

Modelja si kurrë më parë ka publikuar një foto në Dubai ku është shfaqur e ulur krah një djali, me dorën e bashkuar dhe e mbështetur në kraharorin e tij.