ShowBiz

Ja si përfitojnë nga fama e Xheison, dyshja Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka!

“Është kështu kur do dikë, Dhe në këmbim nuk do asgjë” shkroi Alekta Vejsiu kur e postoi foton në Instagram së bashku me Xheison Bafti.



Postimi i moderatores Alketa Vjesiu!

Ëndrra e ‘Tarameles’, Xheison është bërë realitet. Ai është bërë me një shtëpi në kryeqytet, në zonën e qytetit të studentit.

Kjo nismë u prezantua nga moderatoja Alketa Vejsiu, e ndërsa iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Megjithatë fjalët e prezantueses shqiptare nuk janë të sinqerta ashtu siç duken para publikut.


Fëmija i cili u zbulua nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu fitoi zemrat e gjithë shqiptarëve qysh në prezantimin e tij të parë tek ‘Piter Pan’ shkruan AlbanienShow.

Duke e parë që fëmija ishte absolutisht i dashur nga publiku, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka vendosën që e gjithë vëmendje e tyre të ishte tek Xheision dhe lanë anash fëmijët e tjerë.

Ato duke e zbuluar një talent si Xheison ia arritën që edhe emisionin e tyre ta rikthenin si një nga emisionet më të shikuara në Shqipëri.

Xheison për pak muaj arriti që të bëhet fëmija më i ndjekur në rrjetet sociale, kështu ai e kaloi me ndjekës edhe Vera Grabockën në Instagram.

Fama e ‘Tarameles’ siç duket filloi të shfrytëzohet maksimalisht nga Vera dhe Alketa, ato i vënë kusht fëmijës nga Myshqeta, që çdo foto, video që poston ai në Instagram, poshtë të bëhen tagg regjisorja Grabocka dhe prezantuesja Alketa.

Prindi i Xheison i cili e menaxhon instagramin filloi të veproi dhe në çdo foto që hedh të birin, ai duket që e ka kusht nga Alketa dhe Vera që ato të bëhen tagg.

Nëse i shikoni llogarit e fëmijëve tjerë (Duke qenë jo të famshëm, jo të ndejkur sa Xheison) as një nga ata nuk e ka për obligim t`i bëjë tagg në çdo foto dhe video Verën dhe Alketën, këtë kusht e ka vetëm ‘Taramelja’.

Më poshtë në sjellim foto, se si Xheision para se ti bënte 50 mijë ndjekës nuk ishte i detyruar që t`ia bënte këtë nder drejtueseve të ‘Piter Pan’.

Nuk bënte tagg, nuk e kishte obligim, pasi nuk kishte 100 apo 200 K follow
Ende nuk e kishte kaluar Verën me follow, prandaj dhe nuk e pati kusht t`i bënte tagg!

Më poshtë mund t`i shikoni fotot ku Xheison obligohet që çdo foto/Video t`i bëjë promocion (T`i kthej nderin) Grabockës dhe Vejsiut!

Kujtojmë që një taktik të tillë me parë e kanë përdorur edhe drejtuesit e labelit ‘On Records’.

Xheison tani numëron 212 mijë follow në Instagram./AlbanienShow