ShowBiz

Ja si arrin të kujdeset për fizikun deputetja Ganimete Musliu, këtë ushqim preferon

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu sot ka qenë e ftuar në emisionin “Sunshine” me Arlindën, në Radio Prishtina.



Deputetja në emision ka folur rreth mënyrës së ushqimit, stilit të jetesës e deri tek aktiviteti i saj në rrjetet sociale, shkruan “Zëri.info”.

“Gjërat që i bën duhet ti bësh me pasion kudo që je. Unë edhe kur eci e shijoj maksimalisht. Natyrën e kam të tillë . por megjithatë kujdesem herë pas here edhe për trupin. Kur e shoh që kanë shtuar kile unë filloj me një kujdes për 5 muaj pra i heqi brumërat, sheqernat e gjërat e tjera. Unë eci shumë dhe nuk e përdori shumë makina. Unë i ha të gjitha ushqimet, duke filluar nga pausli. Jam tip që nuk i bëj naze asnjë ushqimi. Ju thash kujdesem për ushqim kur e shoh që kam filluar të shtojë peshë. Unë ha ushqim por i ndaloj brumërat, sheqerin e kripën”, tha deputetja e në emisionin “Sunshine”.

Ndërsa për sa i përket aktivitetit të saj në mediat sociale deputetja tha se është mjaft aktive në “Facebook”, si dhe në “Instagram”.

“Edhe puna jonë lidhët deri dikund me mediat sociale. Mua më kanë ndihmuar që të jem afër votuesve në mënyrën qysh jam në origjinal. Unë jam aktive në media dhe aktivitetet e mija i publikoj. Në “Facebook”, jam më zyrtare, ndërsa “Instagrami”, është më relaksues dhe postoj edhe gjëra tjera. Cdo SMS që vjen në mediat sociale iu përgjigjem për shkak se dua të jem korrekt. Është fjala për ata SMS-të që janë seriozë”, tha tutje deputetja. /ZËRI