ShowBiz

Ish-konkurrentja e Përputhen e “adhuron” Putin: Është politikani më i zgjuar që kjo botë ka parë

Ish- konkurrentja e Përputhen ka habitur me deklaratën e saj në instagram.

Flasim për Sindi Locin një nga vajzat e sezonit të “Përputhen 2”, e cila i ka kthyer një përgjigje interesante ndjekësit të saj.

“Ke shpirtin e Putinit. Atë përshtypje më lë” i ka shkruar dikush nga ndjekësit Sindit e cila nuk ia përtoi fare me përgjigjen, madje ajo habiti të gjithë kur përmendi “adhurimin” e saj ndaj Putinit.

“Nuk e di se në çfarë aspekti po i referohesh por megjithatë edhe pse jam shumë kundra çfarë Putin ka bërë me Ukrainën, dua ta pranoj që kam një “adhurim” të veçantë për një person si Putin. Mendoj se është politikani më i zgjuar që kjo botë ka parë” u shpreh Sindi teksa në anën tjetër thuajse e gjithë bota po urren Putinin.

Ndryshe, Sindi ka pranuar muaj më parë se është në lidhje me një djalë nga Kosova dhe shumë shpejt do zhvendoset për të jetuar në Kosovë.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje