ShowBiz

Ilda Bejleri nuse në Kosovë?

Prezantuesja e njohur e sportit, Ilda Bejleri, është një personazh mjaft i dashur dhe i njohur për publikun.



Me pjesëmarrjen e saj në disa emisione sportive, ajo ka arritur që të jetë një nga prezantueset më të dashura e më të ndjekura nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Ilda sikur edhe shumica e fytyrave të njohura publike, është solidarizuar me gjendjen kaotike të krijuar pas tërmetit në Shqipëri, që shkaktoi dhjetëra viktima, qindra të lënduar e dëme të mëdha materiale.

Ilda Bejleri së fundmi, nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, u ka dhënë mundësinë fansave ta pyesin atë për çfarë u intereson rreth saj.

Fansat janë drejtuar drejt saj me pyetje dhe urime të ndryshme.


Një nga to ishte mjaft interesante ku një fans e uron Ildën që të martohet në Kosovë.

“Je një nga pak ato që ke përmend sot Kosovën, për bujarinë uroj të martohesh në Kosovë” , ka shkruar fansi.

Derisa kjo e bëri të qeshë Ildën e cila u përgjigj: “Hahaha me shqiptar ka rëndësi”