ShowBiz

Ike në lule të rinisë- Vdes piktori i njohur, mesazhi prekës i babait

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare nga COVID-19 piktori Kristi Baba. Lajmin e trishtë e ka njoftuar babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. I ati, Erneset Baba shkruan se djali i vetëm u nda nga jeta në lule të rinisë.

“Me hidherim te thelle dhe dhimbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem Kristi Baba piktor u nda nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar betejen me covidin.

Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise. Tu shuan gjithe enndrrat e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor qe qe nuk ja arrite.

Gjithë endrrat tua u prene ne mes. Biri yne pushofsh ne paqe! Qofte i parajses! Drite i paste shpirti! Ceremonia mortore do te zhvillohet neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e hotel internacional” shkruan ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?