ShowBiz

I çuan ftesë Robert Berishës, këngëtari zbulon nëse do të jetë pjesë e “Big Brother Albania Vip”

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP.

Ani pse shumë emra të njohur janë përfolur si pjesëmarrës, ende asgjë nuk është bërë zyrtare nga ana e produksionit.

Së fundmi u përfol se edhe Robert Berisha do jetë pjesë e shtëpisë më të famshme shqiptare.

Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net“, këngëtari ka pranuar se ka marrë ftesë nga ana e produksionit.

“E vërteta është se kam marrë ftesë nga ta”, tha fillimisht Berisha.

Tutje, ai shtoi se për shkak të emisionit që drejton, e ka të pamundur pjesëmarrjen.

“Përshkak të emisionit tim nuk mund të marrë pjesë tre muaj. Kushtet më janë ofruar të gjitha por nuk kam shanse të jem pjesë e BB VIP”, tha Berisha për Reporteri.net.

Moderatorja, Arbana Osmani gjatë ditës së djeshme zbuloi se emisioni do jetë dy herë në javë, të martën dhe të premten.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?