ShowBiz

Hyseni: Kam mundur ta pengoj koncertin e Unikkatilit në Mitrovicë

Rezistenca e Unikkatilit koncertin e mbrëmshëm sa i përket performimit të diss-it ‘Ju ha për s’gjalli’ në sytë e shumëkujt ishte e habitshme.

‘Pe lojmë rahat Hysenin sot. Ma mirë me i sha shk**et [serbët] se shqiptarët’ – deklaroi mes tjerash Unikkatili i cili pas insistimeve të vazhdueshme të fansave u detyrua të ‘dorëzohet’ dhe ta këndojë këtë këngë.

Por pse fillimisht refuzoi? Cilat ishin prapaskenat e këtij qëndrimi të reperit?

Jo zyrtarisht, Prive.al ka marrë vesh se përflitet tash e një kohë që ndërmjetës duan t’i japin fund ‘beef’-it mes Viktorit dhe Hysenit, madje një gjë e tillë synohej të kryhej përpara koncertit në Mitrovicë, qytetin ku Hyseni ka kaluar kohën e fëmijërisë.

Prince Double H u prononcua për rastin duke shpalosur gjerë e gjatë versionin e tij të ngjarjes.

‘Është e vërtetë që ka pasur tentime nga disa dashamirë që ta përfundojnë „Beefin“ mes neve dyve. Kam pas mundësinë që ta pengoj koncertin, që të mos ketë koncert hiq por ndërmjetësuesit me kanë bindur që mos ta pengoj koncertin shkaku që moto e tij ishte „Bashkimi i trojeve shqiptare dhe Mitrovicës“. Ka pasë sinjale nga ana tjetër që do jenë të gatshëm të përfundojë „Beefi“ per hir të Shqiptarisë dhe për hir të rinisë, që të bëhemi të dy shembull për rininë tonë nga ndërmjetësuesit, që në koncert nuk do të ketë sharje apo diss kundër meje.’ – deklaron Hyseni.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?