ShowBiz

Habitë Remzie Osmani: Ja pse nuk po e agjëroj muajin e Ramazanit

Ilustrim

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Prive”.

Ajo do të jetë shumë aktive këtë verë me projekte të reja, gjersa ka paralajmëruar tri duete këtë verë. Duke qenë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, Osmani nuk i shpëtoi pyetjes nëse është duke agjëruar.

Këngëtarja në përgjigjen e saj tregoi se ka agjëruar ndër vite gjatë muajit të Ramazanit, por që viteve të fundit e ka të pamundur, shkruan AlbanienShow.

E shkas për këtë janë bërë angazhimet e shumta të këngëtares në verë: koncertet dhe dasmat.

Përveç energjisë që i duhet për të kënduar, Remzia tregoi se ishte i vështirë edhe fakti i ngrënies së iftarit në orët e vona, pasi në atë kohë ajo duhej të ishte duke kënduar në dasmë./AlbanienShow