ShowBiz

Grupi 403 po kthehen fuqishëm në skenën muzikore, publikojnë projektin më të ri

 

Rok grupi muzikor, me këngët e të cilëve janë rritur shumë gjenerata, janë duke vazhduar suksessëm karrierën e tyre pas një pauze në skenën muzikore.

Pas këngës “Përralla e fundit”, grupi 403 sonte kanë gëzuar artdashësit e tyre nëpërmjet lansimit të këngës “As vet s’e di”.

Kënga premiera e së cilës u dha sonte në ora 22:00, solli tekstin e shkruar dhe të interpretuar nga zëri i mrekullueshëm i solistit të grupit, Hektor Gjurgjiali.

“As vet s’e di” vie nën kombinimin e tingujve të dala nga kitara, filharmonika, saz, mandolina, saksofoni, teksa zëri përcjellës është Arta Selimi.

Muhamet Vesei, Fahri Ibrahini, Isan Galimuna, Menan Kiseri janë emrat tjerë, nëpërmjet kontributit të të cilëve 403 erdhi edhe me një projekt muzikor, shkruan KultPlus.

Grupi 403 është pjesë e gjeneratës së rokut kosovar të viteve të 80’ta, e që njihet si periudha e lulëzimit të këtij zhanri muzikor.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?