ShowBiz

Gresa Behluli në muajin e tetë të shtatzënisë, zbulon gjininë e foshnjës

Gresa Behluli në emisionin #Gjesi ka zbuluar gjininë e foshnjës

Këngëtarja Gresa Behluli ka qenë e ftuar në emisionin #Gjesi në T7, ku ka folur për projektin e saj muzikor.

Përveç këngës, Gresa ka ndarë detaje edhe nga jeta e saj personale.

Ajo është shtatzënë dhe së shpejti do të sjell në jetë fëmijën e saj të parë, ndërkaq në #Gjesi ka zbuluar edhe gjininë.

Reklamë

Ajo dhe bashkëshorti i saj do të bëhen prindër të një djali.

Këngëtarja ka treguar se është në muajin e tetë të shtatzënisë, por ende nuk ka vendosur për emrin e djalit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?