ShowBiz

Gold AG kërkon lejimin e shamisë, i bashkohet peticionit

Në rrjete sociale tash e sa ditë ka filluar një kampanjë për ndryshimin e udhëzimit administrativ për lejimin e shamisë në shkolla.

Ndërsa sot është lansuar websajti për peticionin për ndryshimin e këtij udhëzimi, shkruan lajmi.net.

Këtë peticion e ka përkrahur edhe artisti i njohur shqiptar Gold Ag me anë të një statusi në Facebook.

“Nënshkruaje”, shkroi ai krahas linkut të peticionit.

Ndryshe para disa kohësh Goldi në emisionin ‘Mirage’ foli rreth përkushtimit ndaj fesë ku ndër tjerash tha se “Ka dashtë Zoti që më këtë fe unë më ra në shina të jetës”.

Kuktojmë se mbi 10 mijë nënshkrime tashmë janë arritur në platformën apo peticionin online me kërkesën që të ndryshohet udhëzimi administrativ i cili e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme.

Ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë nënshkruar online, një kampanjë e shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës

Tashmë ai ka premtuar se do të vazhdojnë edhe më tutje që ky numër të rritet edhe më shumë dhe se nuk do të ndalen me numrin 10 mijë.

Berisha ka thënë se kjo është e drejtë themelore e secilit person, kushtetuta është e qartë, liritë dhe të drejtat themelore nuk mund të kufizohen me akte nënligjore dhe sipas analizës së ekspertëve, kjo ka bazë ligjore dhe duhet të promovohet kjo kampanjë për një qasje të barabartë në arsim dhe kjo e drejtë është në favorin tonë.