ShowBiz

Gold Ag i kushton këngë shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’

Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ sot dhuroi çelësat për 17 familjet në nevojë në prag të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.



E në këtë ngjarje kanë marrë pjesë krerë të shtetit, njerëz të thjeshtë si dhe figura të njohura e ndër ta edhe këngëtari i njohur Gold Ag i cili është përkrahës dhe donator i rregullt i kësaj shoqate, ai në nderimtë kësaj shoqate ka realizuar edhe një këngë të titulluar ‘Ndihmoje Jetimin’, shkruan portali arbresh.info.