ShowBiz

Getinjo: Kam ble syze 11 mijë euro edhe s’di as ku i kam

Reperi Getinjo komentohet shpesh për deklaratat e tij brenda Big Brother VIP Kosova. Së fundmi reperi ka habitur publikun, duke treguar shifrën marramendëse që ka shpenzuar për një palë syze. Getinjo tregoi se ka shpenzuar 11 mijë franga (afërsisht 11 mijë euro) për një palë syze. ”11 mijë franga syze kam blerë dhe as nuk e di ku i kam”, ka deklaruar Getinjo brenda shtëpisë së BBVIP Kosova.

Tashmë prej disa ditësh reperi Getinjo dhe bukuroshja Vivien Thano janë bërë temë e shtypit rozë. Krejt kjo për faktin se dyshja e shprehën publikisht dashurinë ndaj njëri-tjetrit, duke dhuruar të enjten edhe puthjen e parë brenda qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ai ka folur edhe për qasjen e tij ndaj komunitetit LGBTI, ku ka thënë se ka ndryshuar mendimin.

LEXO EDHE:  “Ti falesh? Jo bre mos bon hajgare”, llafet kur Kaltrina vendosi të mbulohet

Shiko videon: