ShowBiz

Ganimete Musliu shkon në veri, publikon video nga atje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkuar në veri, në kohën atje ka shpërthime dhe sulme ndaj zyrtarëve policorë dhe madje edhe mediave. Ajo në Facebook ka publikuar një video nga veriu teksa ka shkruar se policëve u duhen sigurimet shëndetësore.

“Kur të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës janë nëpër shtepitë e tyre të ngrohta, në anën tjetër Policia e Kosovës në temperatura të ulta e përballë shumë rreziqeve, po kujdeset për ruajtjen e rendit, sigurisë e qetësisë në veri. Këta polic nuk kan sigurime shëndetsore, nuk kanë paga të dinjitetshem, nuk kanë ligj për pensionim e ka disa vite qe nuk i është përtrirë as uniforma. Deputetet duhet të reflektojnë dhe ti thërrasin ndërgjegjejes dhe të mbështesin nismat ligjore qe kanë të bëjnë me trajtim të dinjitetshem të Policise se Kosovës”, shkruan ajo.

Ndërkohë që në videon e publikuar Musliu ka thënë se në Mitrovicë duhet të shkojë secili dhe të ndihet si në shtëpinë e tij. Musliu tha se me ligj duhet të organizohen zgjedhjet, por se duhet të krijohen kushte që ato të pranohen ligjërisht.

“Në Mitrovicë duhet të vijmë secili dhe të ndihemi si në shtëpinë tonë, sepse Mitrovica është e Kosovës. Nuk duhet më patjetër që unë të gjej shkas apo arsye për të ardhur në Mitrovicë. Është më patjetër me ligj dhe Kushtetutë që të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Unë konsiderojë se duhet të krijohen kushte që këto zgjedhje të pranohen ligjërisht. Kosova ka krijuar një standard të mirë të mbajtjes së zgjedhjeve dhe këto zgjedhje duhet të jenë të mirëfillta”, tha ajo.

Po ashtu, Musliu tha se situata e fundit në veri i ka shqetësuar të gjithë pa dallim, pozitë e opozitë.

“Nëse vetëm duhet të mbahen zgjedhje dhe mendojnë që këto zgjedhje do të pranohen ligjërisht. Konsideroj që kushtet duhet të krijohen. Situatat që i kemi para dy ditëve janë tregues jo të mirë dhe të gjithë jemi të shqetësuar pa dallim pozitë dhe opozitë”, theksoi ajo.