ShowBiz

Flet Mihrije Braha pasi iu dogj banesa, konfirmon se janë djeg garderobat e saj dhe të Naimit

Banesa e dy artistëve të njohur Mihrije Braha dhe Naimi Abazi së fundmi është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar këngëtarja Mihrije.

Braha tha se gjatë kohës së incidentit në banesë ndodhej djali i tyre, Platori bashkë me partnere e tij, por që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Po është e vërtetë na është djegur banesa, në momentin e ngjarjes në shtëpi ka qenë Platori dhe partnerja e tij, por ajo që ka rëndësi është se të gjithë jemi mirë me shëndet”, tha Mihrija për Telegrafin.

Tutje, Mihrija tha se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale si djegia e gardërobës së saj dhe Naimit.

LEXO EDHE:  Vuçiq deklarohet pas takimit me përfaqësuesit e QUINT-it, tregon çka foli me ta

“Zjarri është shkaktuar nga një defekt me rrymën dhe na ka shkaktuar disa dëme materiale, është djegur gardëroba ime dhe e Naimit”, përfundoi këngëtarja.