ShowBiz

Feros i hakuan profilin, por shikoni çfarë i ndodh të dashurës së tij Arbenitës

Dje, reperit kosovar Fero i hakuan profilin e Instagramit, dhe postuan atje foto dhe komente jo të përshtatshme.

Personi që ia mori llogarinë në Instagram, ka publikuar një foto të Feros në videocall, ndërsa krahas saj shkruante: “Hakeri ktu : a me ja kthy Feros Instagramin a me ja zhduk kejt ?”

Nga kjo gjë, mesa duket kanë përfituar persona të tjerë, të cilët nuk kanë vonuar të shtiren si Fero dhe t’i shkruajnë të dashurës së tij Arbenita.

Ka qenë modelja e njohur që ka postuar në InstaStory, mesazhin që i ka ardhur nga një adresë me emrin “Fero Feraj”, i cili pretendonte se ishte reperi dhe i shkruante: “Oj lochk, Une jom Fero. Se ma hackun ata @ferofera”.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?