ShowBiz

Fenomeni Luiz nuk e ndal spektaklin as jashtë shtëpisë- Kjo është loja që bëri portalet të mos kuptojnë asgjë

Fenomeni i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka vazhduar lojërat e tij edhe jashtë shtëpisë

U desh të presim tri ditë që ai të tregojë se e mori profilin e tij në Instagram, të cilin e hapi tashmë gruaja e tij Kiara Ejlli.

Fillimisht, Luizi para se të bëj postimin bëri një truk duke larguar nga miqësia tre miq të tij që i kanë qëndruar shumë afër gjatë këtij rrugëtimi në Big Brother VIP Albania.

Pas ndodhi kjo, tërë mediat të shkruajnë se tashmë ka një krisje të miqësisë së Luizit me tre shkodranët. Pasi hoqi nga lista e ndjekësve të tij Luizi postoi videon falënderuese për fansat e tij ku mori afër 200 mijë pëlqime dhe fitoi 15 mijë ndjekës të rinj në Instagram.

LEXO EDHE:  Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, deshën të nisnin luftë të dielën

Pas një ore, Luizi rikthen treshen në listën e miqve të tij kurse Mario Dede bën një story interesante duke shkruar: Në kuadër të lojës.

Kjo tregon se ky është vetëm fillimi dhe Luizi ka filluar të bën pak Big Brother në Instagram me shokët e tij. Ku i dihet, ditëve në vijim mund të presim ndonjë lojë Big Brotheri edhe me Kiarën në këtë rrjet sociale