ShowBiz

Fejohet djali i Jakup Krasniqit

Djali i vetëm i kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, Altini është fejuar sot.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai me anë të një imazhi në “Facebook” ku ka uruar çiftin duke thënë se bashkë me gruan e tij, Sevdije Shala-Krasniqin, po kalojnë në ditët më të lumtura të tyre.

Altini i cili është djali i vetëm i kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, është fejuar me Elizabetë Sylajn.

Në imazhin e publikuar dyshja shihen tejet të lumtur gjersa e shikojnë njëri-tjetrin në sy.

Elizabeta u pa e veshur me një fustan ngjyrë “Opal” i cili i nxjerrë në pah një pjesë të këmbës, gjersa Altini kishte veshur një kostum të zi, tipik për ceremoni të tilla.

Kujtojmë që Jakup Krasniqi është baba i katër fëmijëve, tri vajzave dhe një djali. Ai kohët e fundit është prekur nga virusi SARS-CoV-2 i njohur si CoViD-19./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?