ShowBiz

Fejesa e djalit të Mihrijes dhe Naimit, “bashkon” Shkurten dhe Shyhreten

Mbrëmjen e kaluar, Mihrija dhe Naimi kanë organizuar festë për fejesën e djalit të tyre të vetëm, Platorit.

E në këtë organizim nuk kanë edhe miqtë e dy këngëtarëve të njohur, Mihrije Brahës e Naim Abazit, shkruan lajmi.net.

Në mesin e këngëtarëve të ftuar ishin edhe Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli.

Dy këngëtaret e njohura dhe shumë të pëlqyera në estradën shqiptare nga Mushtishti kanë krisur raportet e tyre prej disa kohësh.

Ky event i “bashkoi” ato por vetëm fizikisht.

Shyhreti e shoqëruar me bashkëshortin ka ardhur pak minuta para Shkurtes me bashkëshort. Në pritje, ato kanë qenë afër por nuk kanë shkëmbyer asnjë kontakt, siç shihet në foton e realizuar nga Prive.al, Shkurta në të gjelbër e Shyhreti në të verdhë.

Prive.al raporton se janë vendosur në tavolina në dy anë të kundërta të sallës, njëra në tavolinën 9 e tjetra në tavolinën 16.

Ky event nuk arriti që të thyej akujt mes tyre./Lajmi.net/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje