ShowBiz

Fatmir Spahiu për ngritjen e çmimeve: Më mirë me nxjerr prej përdorimit 5 euron, s’po kryen punë më

Aktori i famshëm kosovar, Fatmir Spahiu, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me situatën e ngritjes së çmimeve në Kosovë. Ai ka propozuar që kartëmonedha pesë (5) euro të hiqet nga përdorimi në treg, transmeton Gazeta Metro.

Ngritja e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë ka shkaktuar debat të madh muajve të fundit, ku ka pasur ankesa të shumta nga qytetarët, ndërsa së fundmi në mënyrë ironike ka reaguar edhe aktori, Fatmir Spahiu.

Ai në një postim të tij në Facebook ka lënë të kuptohet se tani monedha pesë euro, nuk është duke kryer punë dhe më mirë të largohet nga përdorimi.

”Kartemonedhen e 5€ eshte mire me nxjerre komplet prej perdorimit. Sen s’po kryne pune ma,” shkroi ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme është rritur përsëri çmimi i naftës dhe i benzinës. Tani një litër naftë kushton 1.82, ndërsa një litër benzinë kushton 1,84, kurse edhe çmimet e gjërave të tjera esenciale si vaji, mielli, buka, e shumë të tjera kanë shënuar rritje kohëve të fundit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?