ShowBiz

Është ende adoleshent, por djali i Labit hap biznes të ri

Labinot Tahiri përmes rrjeteve sociale ka dhënë një lajm për djalin e tij, Eltonin.

Labinot Tahiri ka njoftuar të gjithë ndjekësit se djali i tij adoleshent po hap një restorant rreth lumit Nerodime, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka bërë të ditur se djali i tij Eltoni është bashkëpronar i këtij biznesi me vëllain dhe shokun e tij.

Ani pse adoleshent, djal i Labit që nga tani është pjesë e biznesit, ndërsa këngëtari uron që biznesi të shkojë mbarë.

“Miremengjesi🎶
Gjatê kësaj jave, i shtohet qytetit tim, maleve tona, natyrës sonë, për rreth lumit tonë NERODIME, edhe një restaurant me emrin që u’a kujton Ulqinin e Bukur, e që edhe këtu është bukur, ⭐’RESTAURANT BUNA⭐ Urime Djali im Elton, vellau im Milot dhe shoku Besnik Ejupi. Ju shkoftë e mbarë puna✊🏻⭐✊🏻 Ambienti për të gjitha moshat dhe menya për të gjitha moshat.
Gjatë kësaj jave hapet dhe do t’a bëjmë daten publike. Mirësenavini!”, shkruan Labi në njoftimin e tij. /Lajmi.net/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?