ShowBiz

Enca “tranon” fansat, publikon video të nxehta duke dridhur të pasmet

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit më të fundit me reperin Don Xhon.

Kënga “Break Down” është pritur shumë mirë nga publiku, duke marrë miliona klikime në kanalin YouTube.

Enca ndërkohë po tregohet aktive për ndjekësit e saj në rrjetet socile, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja publikon për fansat edhe ndonjë imazh provokues.

Një gjë të tillë e bëri në orët e vona të natës, duke publikuar një video mjaft provokuese, ku shfaqej duke bërë ‘twerk’.

Teksa në sfond dëgjohej kënga e saj e re me Don Xhonin, Enca dridhte të pasmet para kamerës, duke e ndjerë në maksimum adrenalinën e muzikës.

Ajo komentohet shpesh në rrjetet sociale për paraqitje të tilla, të cilat nuk i kursen asnjëherë për ndjekësit e saj të shumtë.


SHIKO VIDEON