ShowBiz

Elvana Gjata elektrizon skenën e Dancing With The Stars, dhuron performancë magjike

Këngëtarja Elvana Gjata elektrizoi skenën e “Dancing With The Stars” këtë të premte me një performancë surprizë. Ajo këndoi disa prej hiteve të saj, ndërsa performoi edhe krah balerinëve profesionistë të spektaklit. Shtatë konkurrentë do të kërcejnë me hitet e këngëtares së famshme shqiptare.

Veç pjesëmarrjes në spektakël, ajo edhe do të vlerësojë me pikë konkurrentët, për të cilët gara sa vjen bëhet edhe më e ashpër. Këtë mbrëmje do të shpallet gjysmë finalisti i parë dhe sonte nuk ka eleminim, por vota e publikut është shumë e rëndësishme. Me votat e publikut dhe pikët e jurisë, do të shpallet konkurrenti që do të ketë imunitet mbrëmjen e ardhshme.

Shiko videon: