ShowBiz

E turpshme: Derisa Eingjell po qante nga dhimbja që theu krahun, Arjola dhe Monika shpërthejnë duke qeshur (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit, banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira gjatë një lojë brenda shtëpisë dyshohet se ka thyer krahun.

Ani pse po rënkonte nga dhimbjet, produksioni la Einxhelin t’i duronte ato deri sot, për ta çuar më pas në spital, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Madje, kishte banorë që nuk e morën fare seriozisht lëndimin e saj, e ato që ranë më shumë në sy ishin Monika dhe Arjola të cilat nuk pushonin dot së qeshuri kur Einxheli nga dhoma tjetër po qante

Edhe sot gjatë ditës kur u dha lajmi se Einxhel duhej t’i nënshtrohej një operacioni, të dyja banoret e Big Brother VIP filluan e qeshnin sërish me situatën që kishte ndodhur.

Theksojmë se Einxhel ende nuk dihet nëse do të jetë në gjendje të kthehet sërish për të vazhduar lojën


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?