ShowBiz

E papritur – Vedat i ‘Stupcave’ banori më i ri i BBVK

Sonte është prime i radhës në BBVK, ku ka filluar me disa surpriza që në fillim. Vedat Bajrami është opionistë në prime e sotëm. Vedati ishte ai i cili e filloi me një shaka duke thënë se po i duket vetja si refer i futbollit. “Po ma çon vetja mallin si refer i futbollit”.

U shfaq si opinionist, por që ndodhi një surprizë. Vedat Bajrami,humoristi i njohur i stupcave, tash, është banori më i ri i BBVK. Tutje Vedati u shpreh shumë i lumtur dhe tha se ka dëshirë që publiku, ta shohin se si është ai, si qohet, si fle, etj. Tutje Vedati shtoi me shaka se ka hyrë që “t’iu ikë borxhlive”.

Shiko videon më poshtë: