ShowBiz

E mposhtë Coronavirusin, nis pushimet në bregdetin shqiptar

Këngëtarja Adelina Thaçi ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga virusi COVID-19 pas disa ditësh izolimi.

Artistja, e cila shquhet për vokalin e saj, theksoi se virusi ekziston dhe se ka hasur vështirësi të mëdha gjatë kësaj kohe, shkruan portali arbresh.info

Por si duket, Adelina është shëruar plotësisht nga Covid-19 dhe ka udhëtuar për pushime bashkë me familje në bregdetin shqiptar.

Adelina publikoi fotografitë e para nga plazhi i Sarandës, ku shihet duke marrë rreze dielli buzë detit bashkë me fëmijë.

“Jam e lirë, pushimet 2020, qyteti i Sarandës, me familjen time”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografive.


SHIKO VIDEON