ShowBiz

E konfirmuar nga Keithi: Adriana kaloi opecionin me sukses

I dashuri i aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, Keith Groeneveld, ka konfirmuar se operimi i saj ka kaluar me sukses

“Faleminderit Zotit, operacioni ishte i suksesshëm”, ka shkruar Keith.

Pëndryshe, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar.

“Kanë qenë të shumta sfida që më është dashur të kaloj. Në atë periudhë isha edhe shtatzënë. Asnjë moment nuk u dorëzova. Dashuria ime për jetën ishte më e madhe se frika ndaj vdekjes”, është shprehur ajo.

Ajo ka theksuar se gjatë këtyre viteve, ka qenë mjaft e angazhuar dhe e përkushtuar në familjen e saj.

“Mendoj që i kam thyer limitet e vetes. Stresi i akumuluar dhe mbingarkesat janë disa nga faktorët, që ndoshta kanë ndikuar në rikthimin e tumorit”, tha ajo.

Ndërkaq, në nder të Adriana Matoshit të martën e 30 nëntorit ishte organizuar një marsh, ku morrën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë e miq të saj, si dhe figura të shumta publike