ShowBiz

E freskët dhe me stil, Adelina Ismaili mahnit me dukjen në fotografinë e fundit

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili, është një personazh mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar në rrjetet sociale.

Ajo ndan herë pas here me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, qoftë imazhe familjare apo edhe private.

Së fundmi, diva e estradës publikoi një fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

E veshur në të zeza dhe me një pamje tërheqëse, Adelina bëri që e gjithë vëmendja e fansave të saj të kthehet nga ajo mbrëmjen e së enjtes.

“Nuk ka më mirë se kur jeta është si andërr, e andrrat tua janë jeta. Ju puth shumë”, ka shkruar diva në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen.

Adelina përndryshe njihet si interpretuesja e qindra hiteve në estradën shqiptare, teksa vazhdon të jetë aktive në muzikë duke publikuar herë pas here projekte muzikore, që gjithmonë priten mirë nga publiku.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?