ShowBiz

“Duam drejtësi për Astritin nëse mendojmë se kemi shtet”

Para rreth një ore janë bërë publike rezultatet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, ku thuhet se ai nuk ka bërë vetëvrasje por është vrarë.



E në mesin e reagimeve të shumta të njerëzve përmes një postimi në llogarinë personale në “Instagram”, ka reaguar edhe këngëtari i njohur, Arian Agushi i cili ka ndarë dhimbjen me familjen e të ndjerit Astritit, shkruan portali arbresh.info.

“Kur e shoh vajzën e Astritit që nuk e pa babin asnjëherë, më shkon mendja te nëna ime që lindi e jetoi pa e parë kurrë babën e vet.Por nënës time ju vra baba si ushtar i Shaban Polluzhës kur u zunë të gjallë dhe i nisën për Serbi, në atë kohë nëna ime ende nuk kish lindur dhe kurrë nuk e shijoi ngrohtësinë e babës e as të nanës.Kjo vajzë e vogël me të njejtin fat në ditët e sotme është turpi më i madh që mund të ndodhë.Duam drejtësi për Astritin nëse mendojmë se kemi shtet dhe gjërat nga ajo kohë kanë ndryshuar. #DREJTËSIPËRASTRITIN 🤲🏼”, ka shkruar Gold AG në statusin e bërë në Instagram.

Ndryshe sot Prokuroria Themelore në Prizren raportin e ekspertizë në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe u ka dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor. /arbresh.info/