ShowBiz

Dua Lipa ngjitet në skenën e Sunny Hill

Grupi Asgjë sikur Dielli kanë hapur skenën e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku kanë performuar para publikut disa nga hitet e tyre.

Më pas, festivali ka vijuar me paraqitjen e artistëve të tjerë si: Sytë, MTNJ, Kachinari, Genc Salihu, Gipsy Groove, Offchestra, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Oda, Jericho dhe Grace Carter.

Me përfundimin e këtyre performancave, vend zuri edhe artisti shqiptar shumë i suksesshëm në Amerikë, Albert Stanaj, i cili këndoi për herë të parë para publikut prishtinas.

Dhe e fundit, këngëtarja e njohur Dua Lipa, u ngjit në skenën e Sunny Hill.

Ajo sonte po përformon krahas artistëve tjerë.

Po ashtu sonte për pjesëmarrësit kanë kënduar edhe Elvana Gjata, Yll Limani dhe Kida.

Festivali i njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill, po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjas katër ditë nga 4 gushti e deri më 7 gusht.

Sponsor medial i kësaj ngjarje madhështore është Klan Kosova.

Ndërkaq sponsor të tjerë janë: Prince Cafe, Comodita dhe Artmotion, njofton Klankosova.tv.