ShowBiz

Dua Lipa me performancë të jashtëzakonshme mbrëmë në “Sunny Hill”

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit më të madh të muzikës në Kosovë, që bëri bashkë në një vend artist shqiptar e ata të huajt me famë botërore.

Kida, Yll Limani, Elvana Gjata ishin vetëm disa nga emrat shqiptar që performuan mbrëmë.

Për të elektrizuar më shumë skenën ashtu edhe siç ishte paralajmëruar u ngjit Dua Lipa, e cila dha një shfaqje të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

E veshur e tërë me ngjyrë rozë me shkëlqim, bluz, mini-fund dhe çizme me taka, Dua ishte e shoqëruar edhe nga valltarët e saj.

Krijuesja e hitit “Levitating” i dha të gjitha në performancë, duke bërë që publiku të këndonte e duartrokiste me secilën këngë të saj.

Ndërkohë, para se të bënte hapjen e natës së parë të festivalit, 26-vjeçarja mbajti edhe një konferencë për media.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama gjatë konferencës ia dhuroi yllit të muzikës “Hyjneshën në fron”.

Kjo dhuratë iu dha asaj në nder të promovimit që i ka bërë Kosovës me vendosjen e saj në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve kulturore.

Ndërkohë, kujtojmë që “Sunny Hill Festival” do të vazhdoj deri të dielën më 7 gusht, ylli latin J Balvin sonte do të jetë ai që ngjitet në skenë mes emrave të tjera me famë botërore në vazhdim si Diplo dhe Skepta.

Foto: Sunny Hill Festival


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje