Dikur rrëmbente kopertinat, sot e pastrehë: Si u rrënua jeta e modeles së njohur
Jeta e modeles 26-vjeçare, Elosia Fontes, ka marrë një kthesë të paparashikueshme.
Nga një modele e famshme ka përfunduar në një endacake në rrugë.
Modelja, që u zhduk nga New York vitin e kaluar pas një karriere premtuese në botën e modës është gjetur duke u endur rrugëve të Rio de Janejros.
Ndoshta stresi i pasarelave dhe konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin e saj Andre Birlenu, bën që modelja të bënte këtë ndryshim radikal.
Një episod i ngjashëm kishte ndodhur dhe në fillim të vitit 2019, ku Elosia u zhduk për pesë ditë nga shtëpia dhe policia arriti ta gjente në një lagje jo shumë larg vendbanimit të saj.
Po në atë periudhë, bashkëshorti i saj kërkoi ndarjen, duke fituar kujdestarinë e vajzës së tyre 7-vjeçare. Ndarja la pasoja të rënda te modelja, e cila zgjodhi të braktiste punën dhe të zhdukej në fund të vitit 2019.
Kur u gjet nga policia, më 6 tetor, ajo ishte në një gjendje të mjerueshme, e veshur me një këmishë të pistë dhe zbathur.