ShowBiz

Del video ku shihet Rita Ora duke u puthur me regjisorin dhe aktoren e njohur

Rita Ora përflitet se është në një marrëdhënië treshe me regjisorin Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thomspon.

Në fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat britanike, këngëtarja shqiptare shfaqet duke u përqafuar dhe puthur me regjisorin dhe aktoren në Sidnei, Australi.

Rita Ora tashmë e ka pranuar se është biseksuale ndërsa aktorja Tessa Thompson ka bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat.

Lajmet për lidhjen e Rita Orës me komedianin Taika Waititi nisën pak kohë më parë.

“People” raportoi se 45-vjeçari dhe 30-vjeçarja janë bashkë dhe po në Sydnei, aty ku këngëtarja shqiptare ndodhet për xhirimet e The Voice Australia.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?