ShowBiz

Dani feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

I cilësuar si një prej yjeve të mëdha të muzikës shqiptare, si nga publiku ashtu edhe nga kolegët, Ramadan Krasniqi – Dani sot (5 gusht) i ka mbushur 64 vjet, shkruan Korrespodenti.

Vital, shumë elegant, me vullnet, i gatshëm për të vazhduar, me bagazh prej më se 41 albumesh muzikore, me dhjetëra hite të pavdekshme, ditëlindja e 64-të e gjen këngëtarin me shëndet e zemrën plot me familje, nipa e mbesa.

Këngëtari mjaft i dashur për publikun shqiptar, në këtë ditë kaq të veçantë për të ka marr mjaft shumë urime nga fansat, kolegët dhe familja e tij.

LEXO EDHE:  Noizy i gatshëm për ta mbrojtur Kosovën, ja çfarë deklaron

Kush nuk e njeh më Ramadan Krasniqin-Danin, i lindur në Pejë, më 5 gusht të vitit 1958, i cili këndon me aq afsh e dashuri, duke u bërë i dashur dhe i adhuruar për pleq e të rinj dhe për çdo gjini.

Më 51 vjet punë, Dani që moti nuk është vetëm i Pejës dhe i Dukagjinit, por i mbarë njerëzimit, sepse zëri i tij arrin të depërtojë te çdo njeri që ka pak shije dhe kritere për muzikë. Me kontributin e tij në vazhdimësi, ai edhe sot e tutje vazhdon karrierën, i orientuar në këtë sezon vere në dasma, ahengje e gëzime familjare.

Me krejt bagazhin e tij ndër dekada, këngëtari vazhdon të mbetet personalitet që shënon fuqishëm kohën e vet. Në përvjetorin e ditëlindjes së 64-të, Dani ka marrë qindra mesazhe urimi, nga njerëz të thjeshtë, artistë, miq, adhurues e ku nuk kanë munguar as urimet nga politikanë të vendit. /Korrespodenti