ShowBiz

Capital T dhuron një banesë për bamirësi

Reperi i njohur kosovar, Trim Ademi, i njohur si Capital T, ka dhuruar një banesë në vlerë prej 30 mijë euro, për Shoqatën “Jetimat e Ballkani”, e cila së shpejti do t’i dhurohet një familje nevojtare.



Këtë e ka bërë të ditur Halil Kastrati nga shoqata jetimat e Ballkanit, i cili ka thënë se përpos një iftari në kuzhinën e kësaj shoqate, Capital T, dhuroi edhe këtë banesë.

“Na dhurohet edhe një banese tjetër. Trim Ademi Capital T, dhuron banese të re të “Jetimat e Ballkanit” në vlerë prej 30 mijë eurove. Ne këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, përveç dhurimit të një Iftari në kuzhinën tone, sot Trim Ademi Capital T na dhuroj një banesë të re dhe të kompletuar me të gjithë mobilimin dhe pajisjet tjera që duhen për një banesë”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka theksuar se banesa ka afërsisht 65 metra katrorë dhe shpejt do t’i dhurohet një familje nevojtare.

“Banesa është afër 65 metra katrore dhe vlera e saj është 30 mije euro. Se shpejti do ta bëjmë edhe dhurimin e kësaj banese të një familje nevojtare. Trim Ademi, Zoti të shpërbleftë”, është shprehur Kastrati. /FaktePlus