ShowBiz

“Bllokohet” Autobusi i këngëtarit të njohur nga Policia e Kosovës

Reperi i njohur, Mozzik pak minuta më parë është ndaluar nga Policia në Gjakovë.

IndeksOnline ka siguruar një video nga momenti i ngjarjes.

I njëjti ka paraparë që sot dhe nesër të realizojë një turne nëpër disa qytete të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

I njëjti është ndaluar nga Policia e Kosovës, kjo për shkak që në këtë kohë pandemie është i ndaluar tubimi i më shumë se 5 personave.

Bazuar në aktivitetet e tij në rrjetet sociale, Mozzik është pritur nga fansa të shumtë në qytetin e Pejës.

Kujtojmë faktin se ai aktualisht po shijon suksesin e projektit “PP”. /IndeksOnline/