ShowBiz

Blero ‘hyn’ në politikë, i bashkohet kësaj partie

Edhe këngëtari Blero është parë në vizitën e Glauk Konjufcës në Mitrovicë, ku u prit nga Agim Bahtiri.

Vetë kryetari Bahtiri ka injoruar prezencën e Bleros, ani pse ishte më interesantja në këtë ditë meqë nuk është parë më herët.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Sot, Mitrovicën e vizituan Glauk Konjufca dhe Mefail Bajqinovci, të cilët nga selia qendrore erdhën ta përcjellin nga afër procesin e zhvillimit të peticionit për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

I falënderoj për mbështetjen që më kanë dhënë vazhdimisht, sikurse edhe sot, për punën time si kryetar komune në interes të qytetarëve të Mitrovicës.

Të premten (12 qershor) do të shihemi të gjithë së bashku në Prishtinë në ditën e çlirimit të Kosovës, ku do të festojmë edhe përvjetorin e 15-të të themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

I ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në tubimin publik në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike.